Natalie Leask nga Suffolku i Anglisë, e ka filmuar të birin Oliver, teksa provon për herë të parë lëngun e limonit.
Vogëlushi dyvjeçar ka qenë duke kërkuar biskota në dollap, kur ka gjetur lëngun që nuk ka ëmbëltues.
“I thash se nuk ka shije të mirë, por nuk insistova. Disa gjëra duhet provuar vet, për t’i mësuar”, ka shkruar Leask lidhur me rastin.
Mënyra si është dridhur dhe grimasat që ka bërë, janë pëlqyer shumë nga shikuesit e videos. /Telegrafi/