Telegrafi

Grimasat qesharake të fëmijëve në momentin kur e mbushin pelenën (Foto)

Këta fëmijë janë në vështirësi derisa po e kryejnë nevojën, por ky moment që është fotografuar nga prindërit duket shumë qesharak.

Në imazhet e postuara më poshtë, mund të shihen bebe të ndryshme që kanë ngrysur fytyrën dhe bëjnë grimasa të ndryshme, sepse janë në vështirësi të madhe, transmeton Telegrafi.

Pos prindërve që kanë qeshur në këto qaste, fotografitë janë shpërndarë në rrjete sociale, duke bërë që të pëlqehen dhe shpërndahen shpesh.

Grushte të shtrënguara, sy të hapur dhe mbi të gjitha fytyra të skuqura, janë ato që veçohen më së shumti te këta fëmijë.

“E pamundur të mos qeshet, megjithëse ata janë në vështirësinë më të madhe të jetës”, është një nga komentet lidhur me rastin. /Telegrafi/