Jennifer Lopez sërish i ka befasuar këndshëm fansat e saj të shumtë me dukjen e saj.
Aktorja dhe këngëtarja e famshme ka postuar një selfie nga shtrati duke i kënaqur ndjekësit e saj në Instagram.
Në fotografinë e publikuar, ajo pozon ka pozuar me një neglizhe të gjelbër, me më pak grim në fytyrë sesa zakonisht.
Me këtë rast, J.Lo çaktivizoi shfaqjen e numrit të pëlqimeve në këtë postim, që tashmë është një trend i zakonshëm te të famshmit dhe kështu vendosi të mos numërojë sa pëlqime tërheqin postimet e saj.
Kujtojmë që javë më parë, Lopez festoi njëvjetorin e martesës me Ben Affleck duke i bërë një dedikim bashkëshortit të saj. /Telegrafi/