Keni një takim ose një festë menjëherë pas pune? Ja 7 ide grimi, me të cilat do të dukeni super, brenda pak momenteve.
Penel sysh i parregullt Bëni vijën e penelit në qepallën e syrit dhe më pas, me një ton sysh të zi dhe me një furçë, aplikoni tonin mbi të. Përfundoni me rimel në qerpikët e sipërm dhe të poshtëm.
Sy perle Në sfilatën e pranverës të Chanel, artisti i grimit veproi kështu: aplikoi laps bezhë në cepat e brendshëm të syve. Më pas bëri një penel të zi ne qepallat e sipërme. Ton sysh argjendi vendosi në qepallat e syve dhe një ton ngjyrë perle në pjesën e jashtme të syrit. Hapi i fundit: rimel vetëm në qerpikët e sipërm.
Sy dhe buzë të kuqe Në sfilatën e Ana Sui-t, artistja e grimit, Pat McGrath, bëri këtë kombinim: ajo përdori ton të kuq sysh në qerpikë, ndërsa në qendër aplikoi ton sysh me shkëlqim të bardhë. E përfundon me buzë të kuqe.
Penel vjollcë Në qerpikët e syve vijëzoni me penel të zi sysh. Në vijën e poshtme të qerpikëve vizatoni një vijë me laps vjollcë sysh, të cilin më pas e hapni me ndihmën e një furçe.
Sy, faqe e buzë në portokalli të lehtë Tek Chloe, u përdorën ngjyra të ëmbla karamele tek sytë, faqet, buzët
Buzë e faqe rozë Përdorni të njëjtën ngjyrë për buzët dhe faqet. Për të përfunduar kalojini buzëve edhe një shkëlqyes.
Buzë çokollate Në sfilatën e Donna Karan, u përdor çokollata e errët tek buzët. Për të larguar shkëlqimin e buzëkuqit, aplikoni pak pudër në buzë. /Telegrafi/