Nëse ndonjëherë e gjen veten të bllokuar në një qytet të ri, me valixhe të humbura dhe pa çantën me produktet kozmetike, mos u shqetëso
Estetja Yeah tregon në një video zgjidhje interesante.
YouTube kohët e fundit ka ndarë një video në të cilin Yeah grimoi të gjithë fytyrën vetëm duke përdorur produkte kuzhine – ne i përdorim disa prej tyre për maska dhe salcën për ngjyrë.
Po kjo që shihni në video përdor gjithçka për grim… edhe pendët e pulës i vë në punë për të lyer vetullat, ndërton qerpikë të rremë dhe shumë produkte të tjera ushqimore për të arritur pamjen përfundimtare.
Në pamje të parë tronditëse, por në të vërtetë rezulton e suksesshme!
Shikoni videon e mëposhtme për të kuptuar sa me qetësi e merr grimierja punën e saj.
/Telegrafi/