Nuk keni nevojë për njohuri për grim, thjesht vizatoni një vijë
Truket e grimit janë më të mirat kur na japin ide tërheqëse në vetëm pesë minuta dhe kaq duhet për një vijë mbi sy
Kombinoni ngjyrat në raport me rrobat ose bebëzën e syrit, transmeton Telegrafi.
Bluja zbulon fuqinë, kombinoje me stilin minimalist të grimit, për t’u dalluar mirë.
Kjo vijë vizatohet më lehtë kur e shtrini kapakun nga jashtë, në mënyrë që lëkura të jetë plotësisht e rrafshuar. Nëse nuk keni përvojë, fillimisht vizatoni një vijë dhe më pas tërhiqeni atë.
E gjelbra është një nga ato që të kujtojnë brezin tekno dhe ndejat e viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.
Në treg ka edhe tushe neoni, i ofrohen kryesisht nga marka për grim teatral.
Edhe Alicia Keys e pëlqen këtë stil. Ajo mban pak grim, por nga maskara me ngjyra nuk heq dorë.
Provoni një maskara ose laps ngjyrë rozë të ndezur, duket mrekullueshëm nën sy.
Ndër më të njohurat është bluja e ndezur, i përshtatet të gjitha toneve të syve. /Telegrafi/