Telegrafi

Griezmann zbulon arsyen interesante pse s’i pëlqen transferimi në Ligën Premier

Antoine Griezmann është një objektiv i madh si skuadrave angleze, si Manchester United, Arsenal dhe Manchester City, por përgjigja e tij nuk do t’iu pëlqej edhe aq anglezëve.

Sulmuesi francez është në nivelet e larta të futbollit evropian viteve të fundit dhe paraqitjet e tij dhe forma kanë bërë që të bëhet shumë i kërkuar në treguan e transferimeve.

Lexo po ashtu Arsenali i gatshëm të thyej klauzolën e Griezmannit

Megjithatë, është vet Griezmann, i cili ka deklaruar se më shumë pëlqen La Ligan Spanjolle për dallim nga Liga Premier apo Bundesliga.

“Më pëlqejnë ekipet që sjellin intensitet si në Angli. Po, unë shikojë ligën angleze. Gjyqtarët lejojnë që loja të rrjedhë dhe stadiumet janë gjithmonë plot”, ka thënë fillimisht Griezmann për RMC, përcjell Telegrafi.

“Por, në qoftë se unë duhet të zgjedh një ligë, ajo është liga spanjolle, sepse ajo korrespondon me më të mirën e lojës sime”.

Lexo po ashtu "Ligës Premier i duhet Griezmanni"

“Liga gjermane, nuk më tërheqë shumë. Liga e Francës, jo për momentin”.

“Liga angleze, unë kam shumë dyshime në lidhje me jetën time private. Çdo gjë, si shiu, moti i keq… kam nevojë të jem i lumtur me jetën jashtë shtëpisë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/