Site icon Telegrafi

Griezmann vendos për të ardhmen e tij

Antoine Griezmann ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë në Atletico Madrid në prag të ndalimit të transferimeve të klubit nga gjykata e CAS-it.

Ylli i Francës ka qenë i lidhur ngushtë me Manchester Unitedin gjatë gjithë sezonit, ndërsa Real Madridi gjithashtu është lidhur me një interes ndaj tij.

Lexo po ashtu Griezmann flet për mundësinë e kalimit te Unitedi

Griezmann sugjeroi që ai mund të tundohej të shkonte në Old Trafford kur ai tha se perspektivat e tij për një transferim ishin “gjashtë nga 10” muajin e kaluar.

Megjithatë, 26-vjeçari ka vendosur që do të ishte e padrejtë të largohej nga Atletico pasi Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) konfirmoi ndalimin e transferimeve për klubin që i ndalon ata të regjistrojnë ndonjë lojtarë të rinj përpara janarit të ardhshëm.

Lexo po ashtu Presidenti i Atleticos zbulon të ardhmen e Griezmannit

“Sanksioni i CAS-it është miratuar. Kam vendosur të qëndroj”, ka thënë fillimisht Griezmann për Telefoot.

“Ka qenë një tjetër sezon i mirë dhe shpresojmë se mund të bëjmë disa transferime të mira në janar”.

“Është një moment i vështirë për klubin, për shokët e ekipit tim dhe do të ishte një goditje e ulët për t’u larguar tani”, përfundoi ylli francez. /Telegrafi/

Exit mobile version