Antoine Griezmann ka folur rreth të ardhmes në karrierën futbollistike.
Manchester United ka shprehur interesimin për ta sjell në radhët e veta sulmuesin francez të Atletico Madridit.
Por, lojtari përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka thënë se është lojtar i skuadrës spanjolle, transmeton Telegrafi.
“Të gjitha thashethemet janë të pabaza, unë gjithmonë jam Colchonero. Rreth të ardhmes time do të vendos pas bisedave me këshilltarin tim sportiv”, ka shkruar futbollisti në Twittter.
Kujtojmë se mediat britanike e bëjnë punë të kryer kalimin e 26-vjeçarit te United. /Telegrafi/
Toutes les rumeurs sont infondées, je suis toujours Colchonero. Mon orientation sera etablie apres discussion avec mon Conseiller Sportif
— Antoine Griezmann (@AntoGriezmann) May 26, 2017