Antoine Griezmann ka këmbëngulur se është i lumtur te skuadra spanjolle Atletico Madrid.
Sulmuesi francez është përfolur shumë për një largim nga Wanda Metropolitano në fund të sezonit.
Ai është lidhur me një kalim te gjigantët francez të Paris Saint-Germain.
Te parisienët, Griezmann është përmendur si zëvendësim për Neymarin, i cili gjithashtu mund të largohet nga PSG.
Por, Griezmann këmbëngul se ndihet mirë te klubi spanjoll dhe do të vazhdoj aty pasi kanë një projekt së bashku.
“Ndihem shumë mirë në Atletico, kemi një projekt të madh dhe identifikohem plotësisht me këtë klub”.
“Dua të ndihmoj klubin të rritet, ashtu si klubi do të bëjë për mua. Ne duam të shkruajmë historinë”, ka thënë Griezmann.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën nënshkroi një marrëveshje të re këtë verë duke refuzuar ofertat e Barcelonës. /Telegrafi/