Sulmuesi francez, Antoine Griezmann, thotë se akoma nuk mund të besojë për suksesin e arritur në ‘Rusia 2018’.
Kombëtarja e Francës u shpall kampion bote pas triumfit ndaj Kroacisë (4-2) në finalen e Kampionatit Botëror në Luzhniki Stadium.
Futbollisti i Atletico Madridit ishte njëri prej protagonistëve, pasi goli i pari (autogoli i Mario Mandzukic) u shënua pas një harkimi të tij nga gjuajtja e lirë.
Më pas, i njëjti futbollist e shënoi edhe golin e dytë të Les Bleus nga pika e bardhë.
“Akoma nuk po e besoj se çfarë po ndodh. Jam shumë krenar me këtë skuadër: Lojtarët dhe stafin (e trajnerëve), stafin teknik dhe stafin mjekësor. Jemi një grup shumë i bashkuar”.
“Bëmë diçka të jashtëzakonshme, bëmë historinë dhe do ta shijojmë këtë. Do t’i takojmë familjet tona dhe do të bëjmë festë”.
“Nesër (e hënë) në Francë do të jetë po e njëjta gjë, do të festojmë me popullin francez”, ka deklaruar Griezmann. /Telegrafi/