Site icon Telegrafi

Griezmann shumë i lumtur me fitoren ndaj Bayernit

Antoine Griezmann, sulmuesi i Atletico Madridit, është shprehur shumë i lumtur me fitoren ndaj Bayernit në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Atletico fitoi 1:0 falë një supergoli të Saul Niguezit në pjesën e parë.

“Saul shënoi një supergol. Jemi shumë të lumtur me fitoren. Në pjesën e dytë pamë që Bayerni është ekip i madh. Ishte mirë për ne që të ktheheshim në formacionin 4-4-2. Ndoshta nuk ishte mirë të shohësh këtë nga televizori, por loja jonë është loja jonë: të mbroheshim mirë dhe të shfrytëzonim rastet tona”, ka thënë francezi pas takimit.

Takimi i dytë zhvillohet javën e ardhshme në Gjermani.

Exit mobile version