Site icon Telegrafi

Griezmann i saktë pas penaltisë së parë të akorduar nga VAR-i, Australia barazon po ashtu nga pika e bardhë!

Franca ka shijuar epërsinë e parë në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.

Pas plot 58 minutash lojë dhe sulmeve të parreshtura, Franca gjeti golin.

Ishte një ndërhyrje ndaj Griezmannit në maje të zonës ajo që shtyu VAR-in të ndërhyjë pasi gjyqtari Cunha fillimisht nuk mendoi se ishte penalti.

Griezmann ishte tepër i sakt me gjuajtje të fuqishme duke shënuar për 1-0.

https://twitter.com/TheWorldGame/status/1007945246838149121

Australia në sulmin e radhës u shfaq e rrezikshme dhe Umtiti pas një prekje me dorë e ka shtyrë Cunhan të akordojë penaltinë kësaj radhe pa VAR.

Jedinak u tregua i sakt nga pika e bardhë duke barazuar në 1-1. Pritet lojë fantastike deri në fund të takimit.

https://twitter.com/Alessia_Nov/status/1007945845050937344

Franca po kërkon fitoren e parë në këtë Kampionat Botëror. /Telegrafi/

Exit mobile version