Sulmuesi francez, Antoine Griezmann ka vazhduar kontratën me klubin e tij Atletico Madrid deri në vitin 2021.
Por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në ‘Vincente Calderon’ me skuadrën bardh e kuqe.
Edhe pse ka një klauzolë prej 100 milionë euro, Griezmann mund të largohet gjatë verës së ardhshme.
Sipas medieve angleze, Manchester United është duke planifikuar transferimin e tij verën e ardhshme.
Për 25-vjeçarin, United pritet të paguajë klauzolën e tij prej 100 milionë euro. /Telegrafi/