Telegrafi

Griezmann i mirë edhe në basket, i pagabueshëm në treshe (Video)

Antoine Griezmann vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve.

Ylli i Atletico Madridit i cili këtë javë vizitoi Boston Celtics, ka postuar disa fotografi me yllin e NBA-së Isaiah Thomas.

Lexo po ashtu Griezmann: E lë Atleticon vetëm për NBA!

Francezi ka postuar një video në Insagram, ku tregoi se nuk është i mirë vetëm në futboll.

Griezmann nuk gaboi në asnjë gjuajte për tre pikë, duke treguar precizitetin e tij të madh.

Trajneri i Djajve të Kuq, Jose Mourinho, ka 300 milionë euro në dispozicion dhe 26-vjeçari është caku kryesor i klubit anglez. /Telegrafi/