Telegrafi

Griezmann merr çmimin ‘Futbollisti më i mirë i Euro 2016’

Antoine Griezmann iu është ndarë edhe zyrtarisht lojtari më i mirë i kampionatin evropian ‘Euro 2016’.

Sulmuesi francez ka marrë çmimin e futbollistit më të mirë të kampionatin evropian të mbajtur këtë vit në Francë.

Çmimi si lojtari më i mirë i turneut iu është ndarë sot para ndeshjes që Franca po e luan ndaj Bullgarisë.

Antioine Griezmann duke e ndarë çmimin së bashku me shokët e kombëtares

Ndryshe, Griezmann është shpallur edhe golashënuesi më i mirë i ‘Euro 2016’. /Telegrafi/