Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann pranon se është “mjaft e lodhshme”, kur ai pyetet vazhdimisht për të ardhmen e tij dhe ai është i përkushtuar në klub.
26-vjeçari francez është raportuar të jetë një prioritet kryesor për nënshkrimin me gjigantët anglez, Manchester United, edhe pse ai është dukur sikur i mohon raportet se ai mund të ketë një lëvizje këtë verë.
“Është gjithmonë e njëjta pyetje dhe unë tani nuk e di se çfarë të them”, ka deklaruar për gazetën AS, Griezmann, i cili ka shënuar 24 gola këtë sezon.
“Unë e kam gjetur veten këtu dhe jam duke e përsëritur veten se sigurisht që e shoh veten këtu”, përcjell Telegrafi.
“Ndjej se kjo është një përgjigje që unë e kam dhënë aq shumë herë deri më tani, por kjo pyetje mjaft shumë e lodhshme”, përfundoi francezi.
Megjithatë, tifozët e Unitedit mund të inkurajohen për të dëgjuar përgjigjen e sulmuesit francez se pse ai vesh fanellën numër shtatë: “Idhulli im ishte David Beckham dhe ai e kishte veshur fanellën me nr 7 në United”. /Telegrafi/