Site icon Telegrafi

Griezmann ia kthen Riberyt, tregohet diplomat

Antoine Griezmann nuk ka vonuar duke bërë replikë ndaj kritikave të bashkëkombësit të tij, Franck Ribery.

Mesfushori i Bayern Munich, Franck Ribery i surprizoi të gjithë me deklarata e tij ndaj sulmuesit të Atleticos, ku shprehej se atij i mungon vazhdimësia, ndaj nuk mund të konsiderohet një ‘Top Player’.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe sulmuesi i talentuar i skuadrës së Simeones është përgjigjur me diplomaci ndaj kritikave të Riberys.

Lexo po ashtu Ribery sulmon keq Griezmannin

“Ribery ka të drejtë në këtë aspekt, për të qenë të sinqertë, por unë jam i sigurt se jam në rrugën e duhur për t’u përmirësuar. Pastaj është e qartë se çdokush ka opinionin e tij”, ka thënë Griezmann.

“Për babanë tim dhe për tifozët e Atletico Madridit jam më i miri në botë. E përsëris, kam ndërmend të vazhdoj të punoj fort. Të shohim në fund të karrierës se çfarë lojtari do jem bërë, kam ende 10 vjet përpara”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Exit mobile version