Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka deklaruar se ai ëndërron që ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi përfundoi i treti vitin e kaluar në garë me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.
“Nuk kam frikë ta them këtë. Unë ëndërroj që ta fitoj Topin e Artë, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës.
“Unë ëndërroj shumë gjëra. Kam parë në ëndërr tri fëmijë. Këto ëndrra të motivojnë kur zgjohesh në mëngjes dhe ke synime për të arritur”.
Le plus important dans un but c’est sa célébration 💁🏻♂😂 pic.twitter.com/bfpRjHmNU9
— Antoine Griezmann (@AntoGriezmann) October 17, 2018
“Në nivel personal, Kupa e Botës është trofeu më i madh që mund të fitosh”.
“Është trofeu më historik, më prestigjioz. Sidoqoftë, unë jam lojtar që mendon për ekipin, jo për veten”.
“Do të ishte mirë për mua, pas gjithë asaj që kam kaluar, pasi jam ndarë nga familja në moshën tri vjeçare”, deklaroi ylli francez. /Telegrafi/