Antonie Griezmann ka thënë se do ta linte Atletico Madridin vetëm për të luajtur në NBA te New York Knicks me shokun e tij, Derrick Rose.
Sulmuesi francez është lidhur shumë me një transferim të tij në verë në Ligën Premier te Manchester Unitedi.
Megjithatë, Griezmann i ka mohuar vazhdimisht këto spekulime.
Francezi bëri të kuptohej në një largim nga Madridi – jo në Angli, por në vend të një ekipi në NBA te New York Knicks.
“Do ta lë Atleticon vetëm për të luajtur me Derrick Rose”, ka thënë 26-vjeçari francez me shaka për Cadena Ser.
Ndryshe, Griemzann ka pasur një sezon të mire me Atleticon në La Liga, ku ka shënuar 16 gola këtë sezon. /Telegrafi/