Telegrafi

Griezmann beson se Zidane do të ishte trajneri më i mirë i mundshëm i Francës

Antoine Griezmann (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Antoine Griezmann beson se Zinedine Zidane do të ishte trajneri ideal i Përfaqësueses së Francës.

Sulmuesi i Atletico Madridit, është i mahnitur nga puna e mirë e Zizu te Real Madridi dhe do donte të punonte nën urdhrat e tij te Franca, pavarësisht se Didier Deschamps është treguar i suksesshëm.

“Nuk e di edhe për sa gjatë Deschamps dëshiron të qëndrojë si trajner i përfaqësueses”, ka thënë Griezmann për ESPN FC.

Antoine Griezmann me trofeun e Botërorit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Ai e ka fituar respektin që e ka dhe mendoj se ai mund të vazhdojë si trajner për aq sa dëshiron”.

“Sidoqoftë, Zidane mund të jetë trajneri më i mirë i mundshëm për momentin”, ka shtuar Griezmann.

Lexo po ashtu Griezmann zbulon arsyen e mos-transferimit te Barcelona: E dija se aty do të isha ushtar i Messit

Zidane si lojtar e ka fituar Kampionatin Botëror 1998 dhe pastaj Evropianin dy vite më vonë.

Deschamps është në krye të Francës që nga viti 2012. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=UayIQoI9eHg