Antoine Griezmann beson se Zinedine Zidane do të ishte trajneri ideal i Përfaqësueses së Francës.
Sulmuesi i Atletico Madridit, është i mahnitur nga puna e mirë e Zizu te Real Madridi dhe do donte të punonte nën urdhrat e tij te Franca, pavarësisht se Didier Deschamps është treguar i suksesshëm.
“Nuk e di edhe për sa gjatë Deschamps dëshiron të qëndrojë si trajner i përfaqësueses”, ka thënë Griezmann për ESPN FC.
“Ai e ka fituar respektin që e ka dhe mendoj se ai mund të vazhdojë si trajner për aq sa dëshiron”.
“Sidoqoftë, Zidane mund të jetë trajneri më i mirë i mundshëm për momentin”, ka shtuar Griezmann.
Zidane si lojtar e ka fituar Kampionatin Botëror 1998 dhe pastaj Evropianin dy vite më vonë.
Deschamps është në krye të Francës që nga viti 2012. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UayIQoI9eHg