Sulmuesi francez, Antoine Griezmann ka barazuar edhe zyrtarisht legjendën Luis Aragones si golashënuesit më të mëdhenj në histori të Atletico Madridit.
Atletico Madrid dëshmoi një natë historike në Metropolitano të martën, teksa ishte dëshmitar i golashënuesit më të mirë në historinë e klubit në aksion.
Griezmann e nisi ndeshjen me 171 gola, dy më pak se rekordmeni dhe legjenda e klubit, Aragones, dhe u barazua me të në një përballje të çmendur me Getafen.
GRIEZMANN JOINS LUIS ARAGONÉS AS TOP SCORER IN ATLETI'S HISTORY pic.twitter.com/xXKTs5cubm
— Atlético de Madrid (@atletienglish) December 19, 2023
Pavarësisht se nuk është një sulmues natyral, Griezmann e ka arritur këtë shifër me shtatë ndeshje më pak se Aragones, pasi i janë nevojitur vetëm 363 ndeshje.
Ylli francez tani synon shumë për të thyer totalisht rekordin e Aragonesit dhe mund ta bëjë këtë kundër Sevillas të shtunën.
Ndryshe, me dy golat e fundit, Griezmann shkon në kuotën e 16 golave këtë sezon. Njësoj si vitin e kaluar me 11 në La Liga dhe 5 në Ligën e Kampionëve.
Nëse në Evropë ai është golashënuesi më i mirë (i barabartë me shokun e tij të skuadrës Alvaro Morata, Erling Halaand dhe Rasmus Hojlund) në La Liga, ai është mbrapa fenomenit Jude Bellinghamit. /Telegrafi/