Antoine Griezmann nuk ka shënuar vetëm një gol të thjeshtë në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Gjermanisë.
Kjo pasi, sulmuesi i Atletico Madridit është bërë njëri ndër golashënuesit kryesorë, sa i përket golave të shënuara brenda një Kampionati Evropian.
Griezmann me golin ndaj kombëtares gjermane ka arritur në kuotën e pesë golave të shënuara në Euro 2016.
Me këtë ka barazuar, legjendat si Van Basten, Alen Shearer, Patrick Kluivert e Milan Baros që kanë po ashtu nga pesë të shënuara.
Megjithatë, rekordi mbahet nga legjenda franceze, Micheal Platini, i cili ka nëntë gola të shënuara brenda një Kampionati. /Telegrafi/
Gola brenda një kampionati:
M.Platini – 9 gola
A.Griezmann – 5 gola
M.van Basten – 5 gola
A.Shearer – 5 gola
P.Kluivert – 5 gola
M.Baros – 5 gola