Telegrafi

Grezda udhëton drejt Francës për të nënshkruar me skuadrën e re

Eros Grezda duket se do të largohet përfundimisht nga skuadra e tij Rangers.

Sulmuesi shqiptar pas një nisje të mirë me Rangers, pësoi lëndim dhe nuk arriti më të luante në vazhdimësi.

Kjo ka bërë që skuadra skoceze mos të llogarit në të për edicionin e ri, duke mos e grumbulluar as në ndeshjet e Ligës së Evropës.

Mediat skoceze dhe ato franceze kanë raportuar se Grezda tanimë ka udhëtuar drejt Francës.

Reprezentuesi shqiptar karrierën do ta vazhdoj tek ekipi nga Ligue 1, Brest.

Brest ka pranuar që të paguajë një shumë prej 1,750.000 euro tek Rangers për t’i siguruar shërbimet e Grezdës.

Kësisoj skuadra e re e Grezdës ka fituar garën me Le Mans dhe Dijon për sulmuesin gjakovar.

Zyrtarizimi i lojtarit te Brest pritet të bëhet më së largu deri ditën e martë. /Telegrafi/