Telegrafi

Grezda i tregon Dinamos që është gati me një gol të bukur (Video)

Eros Grezda është duke kaluar formë të mirë me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit.

Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin e dytë në dy ndeshjet e fundit.

Grezda ka shënuar kundër skuadrës së njohur kroat Dinamo Zagreb në humbjen që skuadra e tij e pësoi më rezultat 2-1.

Sulmuesi shqiptar shënoi që në minutën 6-të të ndeshjes.

Në këtë ndeshje për Lokomotivën u paraqitën edhe Amir Rrahmani dhe Endri Çekiçi.

Ky është goli i pestë i Grezdës këtë kampionat dhe në të kaluarën është folur për një interesim të Dinamos. /Telegrafi/