Eros Grezda javë më parë ka kompletuar transferimin e tij tek gjiganti skocez Rangers.
Sulmuesi shqiptar debutoi në Ligën Premier të Skocisë javën e kaluar duke u inkuadruar nga banka rezervë.
Rangers triumfuan 4-0 ndaj Dunde FC, ndërsa për Grezdën ishin në dispozicion 13 minuta.
Skuadra e udhëhequr nga Steven Gerrard në mesjavë luajti në Ligën e Evropës ndaj Villareal ku mori një barazim të vlefshëm 2-2.
Në këtë sfidë Grezda qëndroi gjatë gjithë kohës në stol dhe nuk pati fare minuta.
Por mediat skoceze kanë raportuar se Steven Gerrard do ta inkuadrojë nga minuta e parë të dielën.
Rangers do të jetë nikoqir i St Johnstone, ndërsa për gjakovarin pritet të jetë ndeshja e parë si titullar tek ekipi skocez.
Kujtojmë që Gerrard e ka lavdëruar jashtëzakonisht shumë Grezdën dhe ka qenë njeriu kryesor që insistoi për transferimin e tij. /Telegrafi/