Eros Grezda ka vazhduar shkëlqimin e tij në kampionatin kroat.
Skuadra e mesfushorit kosovar Lokomotiva Zagreb ka luajtur në udhëtim tek Osijek dhe ka shënuar fitore 3:1.
Futbollisti kosovar realizoi dy gola të rëndësishëm për skuadrën që i dhanë fitoren.
20-vjeçari i dha epërsinë skuadrës që në minutën e 6-të takimit. Në pjesën e dytë Perosevic barazon shifrat në 1-1. Ndërsa Andrijasevic sëbashku me Grezdën i treshifrojnë.
Dhe pse ekipi i tij luajti me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Fiolic, Lokomotiva arriti të marrë një fitore me vlerë të madhe.
Me dy golat e shënuar, Grezda ka arritur në koutën e tetë golave në kampionatin kroat. /Telegrafi/
0-1 Eros Grezda Goal Croatia 1. HNL – 27.02… by sporttvks