Site icon Telegrafi

Grezda mbetet pa skuadër, Osijek shkëput kontratën me shqiptarin

Eros Grezda ka mbetur pa skuadër dhe këtë e ka konfirmuar edhe Osijek.

Përmes një njoftimi në ueb faqen e tyre zyrtare, klubi kroat ka bërë të ditur se ka shkëputur kontratën me lojtarin shqiptar.

“Eros Grezda nuk është më lojtar i Klubit të Futbollit të Osijekut. Bardheblut dhe sulmuesi 26-vjeçar kanë rënë dakord për të shkëputur kontratën që e lidhte me klubin tonë deri në fund të këtij viti. Grezda ka luajtur saktësisht 50 ndeshje për Osijekun dhe ka shënuar nëntë gola me tre asistime”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eros Grezda

“Në krahë të paraqitjeve të shkëlqyera që dha në gusht të vitit 2018, ai kompletoi një transferim te Glasgow Rangers nga ku u rikthye te bardheblutë një vit e gjysmë më vonë. Ai e kaloi gjysmën e fundit të sezonit si i huazuar në ligën e parë hungareze Zalaegerszeg”.

“Faleminderit Eros për gjithçka që i dhe NK Osijekut dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, përfundon komunikata e tyre.

Edhe Zalaegerszeg e largoi Grezdën nga forma e huazimit që e kishte, duke e lënë lojtarin pa skuadër dhe tani si i lirë mund të nënshkruajë me secilindo klub që i afrohet. /Telegrafi/

Exit mobile version