Telegrafi

Grezda fantastik, lojtari më i mirë i javës në Kroaci

Djaloshi nga Prishtina që aktivizohet te Lokomotiva e Zagrebit, është zgjedhur si lojtari më i mirë i javës që lamë pas.

Grezda ishte titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Lokomotiva Zagreb, që shënoi fitore në udhëtim tek Belupo me rezultat të pastër 3-0.

Prishtinasi arriti të shënoi golin e dytë në këtë takim në minutën e 64-të, duke konfirmuar formën e mirë këtë edicion, ndërsa tek goli i parë asistoi dhe kjo bërë që ai të zgjidhet lojtari i javës në Kroaci.

Goli ndaj Slaven Belupos ishte i pesti sezonal për Erosin në elitën e futbollit kroat, duke u bërë golashënuesi i tretë më i mirë tek skuadra e tij.

Pas kësaj fitore të rëndësishme, Lokomotiva e Eros Grezdës dhe Hendi Prengës ndodhet në pozitë e pestë në tabelë me 30 pikë të tubuara pas 21 xhirove. /Telegrafi/