Osijeku ka arritur të shënojë fitore të madhe edhe në ndeshjen e kthimit ndaj gjigantit holandez, PSV Eindhoven.
Kroatët kanë arritur për herë të parë në histori të klubit “Play-Off” e Ligës së Evropës pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 2-0.
Te gjiganti kroat luajnë edhe dy futbollistë shqiptarë, Eros Grezda dhe Muzafer Ejupi, të cilët kanë kontribuar në fitoren e Osijekut.
Golin e vetëm të takimit sonte e ka shënuar Petar Bockaj, ndërsa Ejupi ka qenë për 90 minuta në fushë kurse Grezda u zëvendësua në kohën shtesë.
Edhe Skënderbeu dhe Shkëndija e Tetovës janë kualifikuar në fazën e mëtejme të kësaj gare ndërsa nesër do të mund ta mësojnë kundërshtarët e radhës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6-h1ngOZTjs