Mbledhja e sotme e Komisionit për Arsimit, ku të ftuar ishin përfaqësuesit e SBASHK-ut për të diskutuar për grevën, është zhvilluar me shumë debate dhe tensione.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, hodhi disa akuza ndaj kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt, duke bërë këtë të fundit që ta lëshojë mbledhjen.
Debati mes tyre vazhdoi edhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku të dy ishin të ashpër me njëri-tjetrin.
E lidhur me këtë situatë të krijuar ka reaguar edhe Ali Sefaj nga Këshilli Grevist.
Në profilin e tij në Facebook, Sefaj ka përdorur gjuhë të rëndë drejtuar Bashës, ndërsa ka thënë se situata të tilla tregojnë se ekzekutivi nuk dëshiron marrëveshje për ndërprerjen e grevës.
“Nga diskutimet në Komisionin për Arsim dhe në korridoret e Kuvendit të Kosovës shihet që qeveria nuk do qe të mbyllet greva. Lidhne Dimal qenin!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/