Telegrafi

Grevistët hyjnë në ditën e 6-të, ende asnjë marrëveshje

E rikujtojmë z. Kuçi dhe gjithë publikun në Kosovë, se kërkesa e vetme e Federatës, është zbatimi i Marrëveshjes së 14 tetorit 2008, e cila ishte propozuar nga Qeveria, është garantuar nga institucionet më të larta të vendit, Presidenti dhe Kryeministri, dhe është nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë.

Është absurde të deklarohet pas rreth 5 muajsh pas nënshkrimit të Marrëveshjes se nuk ka mundësi buxhetore për të realizuar këtë Marrëveshje. Pa u futur këtu në detajet e suficitit prej qindra milionëve të buxhetit të Qeverisë dhe të mundësisë së plotë të përpilimit dhe procedimit të ligjeve të përfshira në Marrëveshje (ligjit të punës, ligjit të pagave, ligjit të sigurimeve shëndetësore, ligjit për organizimin sindikal dhe ligjin për greva), kanë deklaruar sindikalistet. 

Këshilli Qendror Grevist është i bindur se Qeveria ka pasur të gjitha mundësitë, dhe kohën e mjaftueshme, të bëjë planifikimin buxhetor për zbatimin e Marrëveshjes. /telegrafi/