Sindikata e gjykatave ka paralajmëruar padi penale ndaj kryetarit të Gjykatës themelore Shkupi 1, sekretarit të gjykatës dhe një polici, për shkak të kërcënimeve ndaj grevës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas kryetarit të kësaj sindikate, Peco Grujovski, personat e lartëpërmendur kanë kryer trysni të madhe ndaj të punësuarve në këtë gjykatë, duke u kërkuar të mos i bashkohen grevës.
Grujovski akuzon se që të tre, kanë kërcënuar të punësuarit me përjashtime nga puna dhe me dënime.
Ndryshe, greva sot është duke u zhvilluar pa pengesa në të gjitha gjykata ku SPOGJ ka organizata sindikale. Greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës së vetme, që është rritja e rrogave për 35%./Telegrafi/