Telegrafi

Grevën se respektojnë të gjitha shkollat (Foto)

Greva e punëtorëve të arsimit e organizuar Sindikate e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), nuk po respektohet në të gjitha shkollat.

Telegrafi.com ka vizituar tri shkolla të Prishtinë, Gjimnazin “Sami Frashëri”, si dhe Shkollën Fillore “Emin Duraku” ku greva është duke u respektuar me bojkot të mësimit.

Ndërkaq në shkollën “Elena Gjika”, greva nuk është nuk e u respektuar dhe nxënësit kanë treguar se janë duke e mbajtur mësimin sipas orarit të zakonshëm për ditën e premte.

Drejtori i shkollës fillore “Elena Gjika”, Osman Vitia, ka konfirmuar për Telegrafin, se shkolla të cilën ai e drejton nuk e ka ndërprerë procesin mësimor.

Edhe pse i përkrah kërkesat e SBASHK-ut, Vitia ka thënë se nuk ia vlen që të bojkotohet procesi mësimor, pasi që dëmtohen nxënësit.

“Ne kemi vlerësuar se mosmbajtja e mësimit më së shumti i dëmton nxënësit, të cilat kanë më së paku faj për mosrealizimin e kërkesave të mësimdhënësve të tyre. Çdo mungesë në orët e mësimit duhet të zëvendësohet. Andaj nuk dëshirojnë që nxënësit të mbesin prapa. Nuk jemi ne shkolla e vetme që nuk iu është përgjigjur ndërprerjes së mësimit, por janë disa shkolla në Prishtinë që e kanë bërë këtë gjë”, ka thënë drejtori Osman Vitia.

E, kërkesat e SBASHK-ut janë që punëtorëve të arsimit tu behën kontratat e përhershme të punës, tu paguhet një pjesë e udhëtimit si dhe të rriten pagat në shumën prej 25 për qind. /Telegrafi/