Telegrafi

Grevë pa afat për rritje rrogash në kompaninë “Lufthansa

Pezullimi i punës përfshin aeroportin e Frankfurtit dhe atë të Hamburgut.
Sindikata “Ver.di”,e cila mbron interesat e 3400 punëtorëve në aeroporte dhe 13.500 që punojnë në aeroplanë, shpreson në një rritje të rrogave deri në 9.8%, ndërkohë që drejtori i kompanisë ajrore ofron një rritje vetëm 9.7% për 21 muaj dhe në një marrje të vetme.

Pas një konsultimi 90 % e pjesëmarrësve të “Ver.di” kanë aprovuar grevën. Objektivi i kësaj greve është ti bëjë një presion ekonomik kompanisë”,tha zëdhënësi i “Ver.di”.

Sipas sindikatës çdo ditë greve i kushton 5 milion euro kompanisë.

Sipas një plani urgjent hekurudha “Deutch Bahn” do të presë një numër të konsiderueshëm udhëtarësh. Të martën në 22 dhe të mërkurë në 23 korrik, pilotët e filialeve të Eurowings dhe Cityline ,me qëllimin e rritjes së pagës kanë pezulluar punën duke anuluar 900 fluturime .

“Ver.di” do që të kompensojë nivelin e pagave të përgjithshme në Gjermani dhe nivelin e lartë të inflacionit, me qëllim që punëtorët të përfitojnë nga kompania.
Në 2007 Lufthansa ka përfituar 1.37 miliard euro do me thënë 63% më shumë nga viti i kaluar, ndërkohë që punëtorët përfituan vetëm 3,4% rrije pagash.

Sipas sindikatës ndryshe nga kompanitë e tjera ajrore ,Lufthansa ka qenë e siguruar për kohë të gjatë nga rritja e çmimit të kerozinës.

Falë kësaj greve sindikata do që ti bëjë hije gjithashtu edhe organizatës konkurrente “Ufo”,e cila mbron interesat e stjuardesave ajrore dhe ka kërkuar një kolektiv të pavarur që në 2005 prej “Ver.di”.

Shumë politikanë të dy partive e kanë kritikuar këtë lëvizje dhe sipas tyre e gjitha kjo do të rëndojë mbi vetë familjarët e punëtorëve që kanë rezervuar pushimet e tyre prej shumë kohësh.