Dy mijë të burgosur në burgun e ‘Idrizovës’ më 5 maj do ta fillojnë grevën e përgjithshme. Ata do të mbajnë grevë 24 orë në oborrin e burgut, ndërsa të afërmit dhe miqtë e tyre para dyerve të burgut, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Vendimi për grevën e përgjithshme është sjellur mbrëmë në mbledhje në mes ‘drejtuesit’ e meshkujve dhe femrave nga departamenti i burgut.
Arsyeja e vendimit të tyre të përbashkët është refuzimi i Gjorge Ivanovit për ta pranuar kërkesën për reduktimin e dënimit për 30%. Gjithashtu, ata në oborrin e burgut, siç mësohet, do tu jepet mbështetje qytetarëve mendje lirë ku çdo ditë protestojnë në të gjitha qytetet e vendit, duke kërkuar njëherë e përgjithmonë, të kthehet drejtësia dhe demokracia në vend. /Telegrafi/