Telegrafi

Grevë e minatorëve të xeherores “Sasa”, kërkojnë rroga më të larta

Rreth 300 minatorë të xeherores “Sasa” të Sindikatës shumëetnike kanë mbajtur një grevë, të cilën e paralajmëruan ditë më parë.

Ata marshuan dhe e bllokuan rrugën që çon drejt xeherores, duke ndaluar vetëm veturat zyrtare të xeherores, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Minatorët presin që të ulen në bisedime me pronarin e ri, “Central Asia Metals”, me seli në Londër. Kërkesa kyçe e tyre është rritja e rrogave, kurse kërkesat tjera mund të shqyrtohen.

Grevistët paralajmërojnë vazhdim të protestës, nëse nuk ka ndonjë sinjal nga udhëheqësia.

Në lidhje me rrogat, Neil Stivens, drejtor i përgjithshëm, tha se rrogat e të punësuarve janë dyfish më të larta se mesatarja e Maqedonisë./Telegrafi/