Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se në anën greke të kufirit, doganierët grek do të organizojnë grevë, që është caktuar për ditën e nesërme.
Prandaj, hyrje-daljet në Maqedoni përmes kufirit jugor do të vështirësohet shumë.
Greva do të fillojë në kufirin Mexhitli, nga mesnata, pra 30 maj, në ora 00:00, dhe do të mbaroj më 31 maj, 24:00.
Në Dojran, greva do të fillojë nga ora 05:00 e ditës së nesërme, dhe do të zgjatë deri në të njëjtën orë të 31 majit.
Në Bogorodicë, protesta do të fillojë nga ora 07:00 e ditës së nesërme, deri në të njëjtën orë të 31 majit.
MPB njofton se rruga Prishtinë-Shkup, që kalon nëpër Han të Elezit, është lëshuar sërish për qarkullim, pas bllokadës disajavore./Telegrafi/