Si rezultat i bllokadës 19 ditëshe të bujqve grek në vendkalimin kufitar Evzoni, në portin detar të Selanikut mbetën të bllokuara rreth 130 mijë ton mallra të destinuara për Maqedoninë.
Sipas AIM-së, në këtë sasi të bllokuar mallrash kontribut dha edhe greva 14 ditore e punëtorëve të hekurudhave në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kjo u tha në konferencën për shtyp të Odës Ekonomike të Maqedonisë, ku u bë e ditur se Këshilli menaxhues i Portit të Selanikut vendosi që të mos kërkojë harxhime plotësuese për deponimin e mallrave në këtë periudhë grevash.
Mes tjerash në konferencë u tha se në Maqedoni duhet patjetër të mundësohet funksionimi i kushteve të konkuruese./Telegrafi/