int(1) Greva që s’ka fund - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Greva që s’ka fund

Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave të Ferizajt kanë hyrë në ditën e 422 të grevës në tendën e ngritur para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar me ngulm zbatimin e aktgjykimeve për kompensim, të fituara në Gjykatën Komunale të Ferizajt dhe i konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Nga një gjigant i dikurshëm i metaleve, tani fabrika pas privatizimit është në funksion të vetëm rreth 30 punëtorëve.

E gjithë “lufta juridike” e punëtorëve filloi për të kërkuar të drejtën e tyre të mohuar nga masat e dhunshme gjatë viteve 90-a, me kërkesëpadinë e bërë në janar të 2001-s, të cilën Gjykata Komunale e Ferizajt e konfirmon si të bazuar, ku me aktgjykimin e plotfuqishëm të datës 11.03.2002, u njeh të drejtën punëtorëve për kompensimin e pagave të mohuara gjatë viteve 90-a, në vlerë prej 25.649.250.00 eurosh.

Nga moszbatimi i këtyre aktgjykimeve të këtyre gjykatave, punëtorët sot kanë filluar ditën e 422-të, duke qëndruar në grevë vetëm e vetëm për të kërkuar të drejtën e tyre që po u mohohet në vazhdimësi nga institucionet e Kosovës. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version