Sot mësimdhënësit e ndërrimit të paradites dhe të pasdites, në orën e parë nuk do të mbajnë mësim.
Greva mbahet me kërkesë të SBASHK-ut, të cilët kërkojnë të respektohet marrëveshja e nënshkruar me përfaqësuesit e Qeverisë.
Sipas drejtuesve të SBASHK-ut nëse Qeveria nuk reflekton një grevë e tillë do të mbahet edhe më 20 shkurt në dy orët e para. /Telegrafi/