(Mikut tim Sali Qazimit)
Në një botë plot luftëra, racizëm, trazira politike, recesione ekonomike, vuajtje shoqërore a nuk meriton populli im, një vend ku mbizotëron drejtësia, liria dhe dinjiteti?!
Tash e sa javë veteranët e UÇK-së kane filluar grevën, jo për te kërkuar lëmoshë, por për te drejta e tyre legjitime, qe janë krejt të pranueshme në çdo shoqëri demokratike.
Po ku është sot ndërgjegjja kombëtare e shoqërisë sonë? Se çka bënë Qeveria dhe “organizatat gjoja të veteranëve” më shumë është poshtëruese të mendosh se ata janë zëri i veteranëve. Ata i shërbejnë vetëm urdhrave te Qeverise, marrin rroga te majme, marrin donacione nga më të ndryshme, vozisin vetura te shtrenjta…
Kush janë përfaqësuesit e vërtetë të UÇK-së, mund te pyet dikush? Unë them se përfaqësuesit legjitim te veteranëve të UÇK-së janë ata të cilët në paqe po luftojnë me vdekjen për të vetmen arsye, tu njihet e drejta e luftës së tyre.
Te dashure qytetare liridashës, kjo Qeveri ka prek thellë ndjenjat e çdo qytetari, kjo Qeveri ka prekur thellë në ndërgjegjen kombëtare… Qytetarë të dashur, a nuk mjafton ta dini që jemi populli më i varfër ne Evrope, jemi vendi me të ardhura më të ulëta në Evrope, jemi vendi qe jemi te izoluar nga bota perëndimore, jemi vendi me papunësinë më të lartë në Evropë.
Qytetaret e mi te dashure, populli thotë një fjale të veten: “Edhe miza jeton, po ajo jetën e bënë në prapanicën e shtazëve”. Mos ma merrni për të keq, por është koha të ndërgjegjësohemi dhe kësaj të keqe t’i thuhet mjaft, sepse fundja të keqen kur ta ndalim është mirë.
Qytetare të dashur, a nuk meritojnë bijtë me te mire të atdheut të përkrahen me të gjitha format. Te stopohet përdhunimi që po i behet jo vetëm luftës se UÇK-së, por historisë me te lavdishme te shekullit te kaluar, sepse po te anashkalosh ata që lartësuan Kombin, prekë në Flamurin, në Gjakun, në Himnin, në krejt çka është Shqiptare. Populli është pararoja e mbrojtjes së lirive, e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, që sigurohen vetëm me mbrojtjen kombëtare.
Këto manovra te Qeverise nuk me çuditin. Por na çudit sidomos qëndrimi i masës, që vazhdon të mbajë mbi kurriz këta sharlatanë, të cilët po rrezikojnë edhe ekzistencën tonë si Komb.
Lumturinë nuk mund ta gjejmë veçse në frymën e dashurisë kombëtare. Nuk dua të besoj se ne rinia të pranojmë në heshtje këto tragjedi që po i bëhen popullit shqiptar. Na duhet bashkimi në përpjekjen tonë, për t’i siguruar një demokraci të vërtetë duke ndalur të keqen dhe dhembjen.
Kjo thirrje, qytetarët e mi të dashur, vije nga zemra për ta parë vendin duke ecur përpara, me boten e qytetëruar demokratike. Pa hajni, pa korrupsion, pa nepotizëm, pa dallavere… Me punë, me ekonomi të shëndoshë, me shkollim superiore, me mjekësi të zhvilluar, të integruar në BE.
Populli im, te gjitha këto bëhen vetëm me ndryshime dhe pa këtë klasë politike, e cila ka edhe shpirtin e shitur edhe kur te mos jetoj më. Te tregohemi të denjë për historinë…
(Autori është analist politik)