Telegrafi

Greva e mësimdhënësve vazhdon edhe sot

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencë dhe Kulturës (SBASHK), ka bërë të ditur se greva e mësimdhënësve në sistemin parauniversitar dhe universitar të Kosovës, e nisur të mërkuën, po vazhdon edhe sot.

Kërkesat e grevistëve kanë të bëjnë me pikat e parealizuara të Kontratës Kolektive, në mesin e tyre shujta dhe kompensimi prej 0.5 për qind për çdo vit të shërbimit.

Zyrtarët qeveritarë kanë premtuar të martën se në pagat e këtij muaji, që do të procedohen sot, do të kalkulohet edhe 0.5 përqindëshi i kërkuar nga sindikalistët.

Por në gjithë vendin janë 17 shkolla të cila nuk janë futur në grevë, në mesin e tyre është edhe Shkolla e Mesme Mjekësisë “Dr.Ali Sokoli” në Prishtinë. /Telegrafi/