Greva e administratës gjyqësore në Maqedoni pritet që të vazhdojë edhe më tutje. Kështu bëhet e ditur nga njoftimi zyrtar i SPOGJ, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pas mbledhjeve të mbajtura, nga 29 procesverbalet, është konstatuar se në 26 gjyqe kërkohet vazhdimi i protestës, ndërsa në 3 prej tyre kërkohet një mënyrë tjetër proteste, përcjell portali Libertas.
Në pajtim me konkludimet e këtilla, nga nesër pritet që të vazhdojë greva, në të njejtën mënyrë, me të njejtin intensitet, në të gjitha gjyqet e vendit. Njiherit, Sindikata këkron nga organet gjyqësore dhe zbatuese, që të ulen në tavolinë dhe të bisedojnë për kërkesat e tyre./Telegrafi/