Greuther Furth është rikthyer në Bundesliga pas disa viteve të kaluara në Bundesliga 2.
Skuadra bardhegjalbër bëri një sezon të jashtëzakonshëm dhe në fund u rikthyen.
Pjesë e këtij suksesi ishte edhe mbrojtësi shqiptar Mërgim Mavraj që zhvilloi 19 ndeshje këtë edicion, teksa kontribuoi me një asistim.
Por pas ngjitjes së skuadrës në elitën e futbollit gjerman, rrugët me Mavrajn do të ndahen.
Ka qenë vet skuadra gjermane që ka konfirmuar se nuk do t’ia vazhdojë kontratën mbrojtësit nga Istogu.
“Greuther Furth dhe Mërgim Mavraj nuk do të rinovojnë kontratën që skadon në fund të sezonit”.
“Faleminderit për përkushtimin dhe të urojmë gjithë të mirat në të ardhmen Mërgim”, shkruhej në njoftimin zyrtar të klubit.
Kësisoj Mavraj largohet nga skuadra gjermane për herë të dytë pas dy viteve qëndrim nga viti 2019.
34-vjeçari kishte kaluar edhe tri vite të tjera me Furthin nga 2011 deri më 2014.
Tani i mbetet mbrojtësit veteran shqiptar të gjejë ndonjë ekip tjetër, ku besohet se do të vazhdoj të luaj në Bundesliga 2. /Telegrafi/
Die Spielvereinigung und Mergim #Mavraj werden den zum Saisonende auslaufenden Vertrag nicht verlängern.
Danke für Deinen Einsatz und alles Gute für Deine Zukunft, Mergim!
Auch Marijan #Cavar wird das #Kleeblatt verlassen. Danke und alles Gute, Marijan!https://t.co/QYIcFdDUaP
— SPVGG GREUTHER FÜRTH (@kleeblattfuerth) May 30, 2021