Telegrafi

Gretha Thunberg arrestohet në protestën kundër minierës në Gjermani

Aktivistja e klimës, Greta Thunberg është arrestuar nga policia gjermane gjatë një proteste në një fshat në perëndim të Gjermanisë.

Ajo kishte protestuar me aktivistët që kërkonin të ndalonin shkatërrimin e fshatit të braktisur të Lutzerath për zgjerimin e një miniere qymyri.

Policia i tha reuters se Thunberg ishte pjesë e një grupi që protestonte kundër minierës “Garzweiler 2”. Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me aktivisten apo grupin me të cilin u arrestua, raporton bbc.

 

Miniera “Garzweiler 2” është rreth 9 kilometra nga Lutzerath, dhe video nga vendi i ngjarjes tregoi tre oficerë që bartnin 20-vjeçaren.

Aktivistët argumentojnë se djegia e qymyrit minon përpjekjet e Gjermanisë për të reduktuar emetimet e gazrave serrë. Vendi ka premtuar të heqë gradualisht energjinë me qymyr deri në vitin 2030.

Lutzerath pritet të jetë fshati i fundit që do të prishet për minierën e linjitit. Organizatorët e protestës thanë se rreth 35 mijë protestues morën pjesë të shtunën, ndërsa policia tha se numri ishte afër 15 mijë. /Telegrafi/