Telegrafi

Greta Thunberg vlerësohet nga Leonardo DiCaprio si ‘udhëheqëse e kohës tonë’

Leonardo DiCaprio dhe Greta Thunberg (Foto: Instagram)

Aktivistja suedeze për mbrojtjen e klimës, Greta Thunberg, tashmë ka shumë fansa – dhe Leonardo DiCaprio është njëri prej tyre.

Aktori i famshëm botëror të premten ka publikuar disa fotografi të tij në Instagram bashkë me aktivisten 16-vjeçare.

“Ka disa herë në historinë njerëzore ku zërat janë të amplifikuar në momente kaq të rëndësishme dhe në mënyra të tilla transformuese – por Greta Thunberg është bërë një udhëheqëse e kohës sonë”, ka thënë DiCaprio në përshkrimin e tij.

DiCaprio shtoi se “historia do të na gjykojë” për atë që bota bën sot për gjeneratat e ardhshme për t’u dhënë atyre “të njëjtin planet të gjallë” që është marrë si i mirëqenë.

Si Thunberg, DiCaprio është gjithashtu një aktivist i mjedisit. Fondacioni i tij Leonardo DiCaprio “mbështet projekte në të gjithë botën që ndërtojnë qëndrueshmëri ndaj klimës, mbrojnë jetën e egër të cenueshme dhe rivendosin ekuilibrin ndaj ekosistemeve dhe komuniteteve të kërcënuara”.

Në fillim të kësaj jave, Thunberg tha se asaj iu dha një çmim, por që nuk e pranoi atë, duke deklaruar se lëvizja klimatike “nuk ka nevojë për më shumë çmime”, por i duhen politikanëve dhe njerëzve që të dëgjojnë.

“Shpresoj që mesazhi i Gretas është një thirrje zgjimi drejtuesve të botës kudo që koha e mosveprimit ka mbaruar”, tha DiCaprio.

Aktivistja e re mori vëmendjen e botës në gusht të vitit 2018 kur ajo kaloi shkollën dhe u ndal jashtë Parlamentit Suedez për të kërkuar një përgjigje më të fortë ndaj ndryshimeve klimatike.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Greta Thunberg

Që nga ajo kohë është bërë një drejtuese e të rinjve që mbron politikat mjedisore në të gjithë botën. Në shtator, ajo mbajti një fjalim të pakënaqur ndaj drejtuesve botërorë në Samitin e KB për Veprim Klimatik. /Telegrafi/