Site icon Telegrafi

Greta Thunberg thotë se nuk është ftuar “zyrtarisht” në samitin kundër ndryshimeve klimatike COP26

Aktivistja e ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, iu ka bërë thirrje bankave të “ndalojnë financimin e shkatërrimit”, përpara samitit të klimës COP26 në kuadër të OKB-së.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, aktivistja suedeze ndodhet në Londër për të marrë pjesë në protesta për të kërkuar nga sistemi financiar që të ndalojnë financimin e projekteve të karburanteve fosile.

Thunberg tha për BBC se “ndryshimi është i mundur” në samit, nëse vazhdon presioni mbi politikanët.

Por ajo shtoi se nuk është ftuar “zyrtarisht” për të folur në samitin që do të zhvillohet në Glasgow.

Demonstratat kundër investimeve në projektet e karburanteve fosile vijnë derisa liderët botërorë mblidhen në qytetin skocez përpara hapjes së samitit COP26 të dielën.

Protesta në Londër është pjesë e një serie që po zhvillohet të premten në qendrat financiare në mbarë botën, duke përfshirë New York-un, San Francisk-on dhe Nairobin. /Telegrafi/

Exit mobile version