Telegrafi

Greta Thunberg iu bënë thirrje qeverive ta trajtojnë ngrohjen globale me të njëjtën urgjencë sikurse coronavirusin

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, u ka bërë thirrje qeverive, që të trajtojnë ngrohjen globale, me të njëjtën urgjencë si pandeminë e coronavirusit.

“Njerëzit kanë filluar ta kuptojnë se nuk mund t’i mbajnë këto padrejtësi nën qilim”, tha ajo.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Thunberg i bëri këto komente gjatë një storje televizive në BBC.

Aktivistja shpreson që coronavirusi të reflektojë mbi hapjen e një diskutimi mbi vdekjet e shkaktuara nga ndryshimi i klimës, siç janë raportuar mijëra vdekje të parakohshme në Londër. /Telegrafi/